Sony do të krijojë një makinë vetë-drejtuese - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sony do të krijojë një makinë vetë-drejtuese

NULL NULL
02/05/2015

Kompanitë teknologjike janë fiksuar këto kohët e fundit pas tregut të makinave. Google, për shembull, ka krijuar një prototip të makinës vetë-drejtuese, dhe e ka nxjerrë atë në rrugë. Apple gjithashtu po krijon një makinë elektrike, e cila do të mund të drejtohet vetë.

Të njëjtat ambicie ka edhe gjiganti japonez i pajisjeve elektronike, Sony. The Financial Times  raporton se Sony po bashkëpunon me kompaninë ZMP, një firmë japoneze që krijon makina vetë-drejtuese. Sony do të investojë 840,000 dollarë tek kjo kompani.

Të dyja kompanitë do të bashkëpunojnë së bashku për të zhvilluar teknologjitë e makinës vetë-drejtuese, duke kombinuar njohuritë e Sony-t për sensorët e imazheve dhe njohuritë mbi automjetet të firmës ZMP.

Siç thamë në fillim, një tjetër gjigant do t’i bashkohet kësaj gare. Bëhet fjalë për kompaninë Apple, e cila thuhet se ka punësuar disa inxhinierë dhe dizanjerë që kanë pasur eksperienca të mëparshme me inxhinierinë mekanike.