Sonte Real Madrid – Juventus NULL NULL 13.05.2015 09:41 13.05.2015 09:41 Pas kualifikimit te Barcelonës në finale, sonte do të mësohet edhe skuadra dytë që e siguron finale e madhe e cila zhvillohet në Berlin. Real Madridi e pret skuadrën e Juventusit në “Santiago Bernabeu”, ku të dyja skuadrat synojnë kualifikimin. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 në të mirë të italianëve në Torino, por tash kampionët e Evropës, Real Madrid luajnë para shikuesve të vet dhe i kanë të gatshëm edhe Balen dhe Benzeman. Në anën tjetër edhe Juventusit i rikthehet mesfushori i spikatur Paul Pogba, i cili për shkak të lëndimit mungoi në ndeshjen e parë. Ndeshja zhvillohet nga ora 20: 45. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.