Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte promovohen dy libra të Adriatik Kelmendit në Kalanë e Ulqinit

NULL NULL
19.08.2022 10:20

Sonte në hapësirat e muzeut të Ulqinit, në kala, do të bëhet promovimi i dy librave të njohur të autorit Adriatik Kelmendi.

Këtë e bëri të ditur ditë më parë vetë drejtori i Klan Kosovës, përmes një dedikimi në llogarinë e tij në facebook, ndërsa fton miqtë dhe ndjekësit e tij të jenë pjesë e këtij organizimi.

”Kam kënaqësinë e veçantë që ta bëj promovimin e dy librave të mi të fundit në hapësirat e muzeut të Ulqinit, në kala! Ky është promovimi i parë i librave ‘Smells Like Teen Spirit’ dhe ‘Si mund të jetojmë diku tjetër kur në botë ekziston Parisi?’, Botimet KOHA, për shkak se ata dolën nga shtypi vetëm pak ditë para pandemisë dhe kjo pamundësoi organizimin”.

Siç shkruan Kelmendi, shije më shumë këtij organizimi të promovimit të librave iu shton edhe një fakt tjetër:

”Jam, po ashtu, shumë i nderuar me ftesën e bërë nga Organizata Turistike dhe Qendra e Kulturës në Ulqin që t’i prezantoj librat në hapësirat, të cilat vetëm një mur i ndan nga shtëpia ku është rritur nëna ime”.

Folës gjatë promovimit të librave ”Smells Like Teen Spirit” dhe ”Si mund të jetojmë diku tjetër kur në botë ekziston Parisi?”, janë Arbër Vllahiu, Bardh Rugova dhe Rrahman Paçarizi.

Organizimi mbahet sonte nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.