15:24, 27 Qershor 2019

Klubi Futbollistik Prishtina sonte synon të bëjë historinë në përballje me skuadrën nga Gjibraltari St Joseph’s që do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

27 qershori shënon edhe një datë të rëndësishme për klubin nga kryeqyteti, sepse pas më shumë se tre dekadash e luan ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare në tempullin e vet të futbollit.

Kjo ndeshje zhvillohet për fazën parakualifikuese të garës së dytë më të fortë në kontinentin e vjetër EUROPA LEAGUE.

Ndeshja e fundit kur FC Prishtina e luajti në vend të vet ishte zhvilluar në vitin 1984 ndaj ekipeve të Evropës si ish- Çekosllovakia, Hungaria dhe Austria.

Prishtina aso kohe ishte përballur me ekipin e shuar tanimë Eisenstad, Vasas dhe Teplice.

Që nga viti 2017, bardhë e kaltërit kanë zhvilluar gjashtë ndeshje ndërkombëtare, por kjo e sontmja është shumë e veçantë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë