Sonte nis sezoni i ri i Asistit, orar i ri dhe mysafirë specialë NULL NULL 18.09.2023 17:08 18.09.2023 17:08 Pas pushimit veror së bashku me basketbollin kosovar rikthehet në ekranet tuaja edhe emisioni i vetëm ekskluziv për basketbollin në shqiptari, Asisti. Ndryshimi kryesor për këtë edicion të ri televiziv që do të jetë i 23-ti qysh prej startit të Asistit do jetë orari i transmetimit, pasi ndryshe nga e kaluara tashmë emisionin mund ta ndiçni me fillim nga ora 22:00 njëkohësisht në Sport 1 dhe Klan Kosova nën moderimin e Ulpiana Emras. Sonte në ASIST të ftuar special janë dyshja e vendorëve të Trepçës, kapiteni Valdrin Haxhiu si dhe transferi më i ri nga vendorët Dardan Kapiti, teksa pos tyre mund të ndiçni edhe analizën fantastike të njohësve të basketbollit: Dren Zatriqi dhe Altin Salihu. A e meritoi Trepça fitoren në finalen e Superkupës? Cilat ishin detajet që vendosën fitoren e mitrovicasve kundër Pejës? Kush ishte basketbollisti që i la më së shumti përshtypje analistëve? A ishte vendim i duhur mbajtja e këtij eventi në Therandë? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiçni sonte në mbrëmje duke filluar nga ora në Sport 1 dhe Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.