20:21, 5 Shkurt 2019

Shqiptarët, si prej vitesh të tëra, sonte do t’i kthejnë ekranet televizive tek stacioni Italian RAI 1, për të ndjekur festivalin e 69-të të këngës italiane.

Ky edicion do të drejtohet nga Claudio Baglioni, Claudio Bisio dhe Virginia Raffaele, që sot kanë dalë në konferencë për shtyp për detajet e fundit para fillimit të festivalit, raportojnë mediat italiane.

“Nuk do të jetë një festival politik. Do të jetë një festival që bazohet vetëm te këngë”’, tha Baglioni.

Starton sot në 20:35 dhe vazhdon për 5 mbrëmje radhazi. Vija e kuqe që do të bashkojë gjithçka është gara – e reja e këtij edicioni është se nuk do të ketë ndarje mes të mëdhenjve apo propozimeve të reja dhe pa eliminime.

24 artistët nisin mbrëmjen e sotme dhe do t’i këndojnë këngët e tyre për herë të parë.

Më 6 dhe 7 shkurt publiku do t’i dëgjojë nga 12 këngë çdo natë ndërkohë të premten do të jetë radha e dueteve.

Mbrëmja finale ku do të shpallet edhe fituesi është 9 shkurti.

Edhe Sanremo 2019 do t’i ketë të ftuarit e vet: të fundit të lajmëruar janë Eros Ramazzotti, Riccardo Cocciante, Fiorella Mannoia dhe Marco Mengoni, ndërkohë që janë konfirmuar edhe të tjerë: Luciano Ligabue, Alessandra Amoroso, Andrea Bocelli (që do të jetë në skenë me djalin e tij Mateo), Giorgia, Elisa dhe Antonello Venditti.

Në skenën e Ariston do të ngjitet edhe Serena Rossi, protagoniste e filmit për Mia Martinin “Io sono Mia”, dhe do të rikthehen edhe drejtuesit e Sanremo 2018, Michelle Hunziker dhe Pierfrancesco Favino, ashtu edhe Pippo Baudo dhe Fabio Rovazzi, që në dhjetorin e kaluar prezantuan Sanremon e të rinjve.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë