Sonte nis, pa Vjosën, Prifilm Festi (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte nis, pa Vjosën, Prifilm Festi (VIDEO)

NULL NULL
20/09/2022

Në Prishtinë ka nisur festivali i filmit Prifilm Fest.

Ky eveniment kulturor do të jetë më ndryshe kësaj radhe, pasi që themeluesja Vjosa Berisha ka ndërruar jetë më 23 qershor të këtij viti.

Koordinatorja e këtij festivali, Yllka Lota, në një lidhje direkte në Klan Kosova, ka bërë të ditur se ky edicion i është kushtuar tërësisht Vjosës andaj edhe emrin e ka marrë “Vjosa Forever PriFest”.

“Kanë me qenë rreth 40 filma, duke përfshirë prej tyre edhe festivalin e ‘Odesës’, kjo ka qenë kërkesë e Vjosës para se të ndërrojë jetë”.

“Në ditët në vazhdim do të ketë edhe premiera të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore”.

Ajo ka shtuar se prej sonte deri më 25 shtator kur do të bëhet edhe ndarja e çmimeve, dyert do të jenë të hapura prej orës 17:00 e deri në orën 21:00 kur nis edhe filmi i fundit.

klankosova.tv