22:03, 22 Maj 2020

Politikë, shëndetësi dhe festa e Fitër Bajramit pa festim!

Këto janë tre çështjet së cilave do t’iu kushtohet Edicioni Special në Klan Kosova.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, është i ftuar për të folur për situatën politike – iniciativën për krijimin e Qeverisë së re dhe pritshmërinë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Presidentit Hashim Thaçi.

Nga Bashkësia Islame është i ftuar Ekrem Simnica, ku do të flitet rreth festimit të pazakontë të Festës së Fitër Bajramit, pa namaz të Bajramit dhe pa vizita.

Ndërsa nga Prizreni do të ketë lidhje direkte. Nga të konfirmuarit e sotëm me koronavirus, 12 prej tyre janë zyrtarë policorë.

Për këto dhe të tjera, ndiqeni Edicionin Special, që nis nga ora 23:00!

Konkurs Pune

Lexo më shumë