Sonte në Memory ndiqeni dokumentarin: Pandekonomia (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte në Memory ndiqeni dokumentarin: Pandekonomia (VIDEO)

NULL NULL
20/04/2020

Krizat e shoqërisë njerëzore nuk kanë qenë kurrë të munguara.

Ato ekonomike edhe më pak.

Në një formë a tjetër, ato e kanë prekur trajektoren e gjatë të shoqërisë njerëzore.

Dhe, e kanë ndryshuar rrugëtimin e njerëzimit. Shpeshherë fort dhe pakthyeshëm.

Një e tillë paralajmërohet tani.

Me kujtimet e dy të tjerave brenda shekullit të shkuar, skenarët dalin të frikshëm.

Ekonomia botërore ka përpara zgjedhje të vështira.

Kosova një tjetër sfidë.

Dhe, vendimet e të sotmes do ta formësojnë të nesërmen, në afat të gjatë.

Ekonomia në kohën e pandemisë.

Pandekonomia është dokumentari i radhës në Memory.

Ndiqeni sonte me fillim në orën 21: 00 në Klan Kosova!

 

https://www.youtube.com/watch?v=Z5yS9cvhN8Y&fbclid=IwAR2f_b82H4IPDD3LKPp4YBPYSdUEgc2bcyM_ul8P76v81szhgQkL_ifQczM