Sonte nata përmbyllëse e festivalit “Mal Fest” (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte nata përmbyllëse e festivalit “Mal Fest” (FOTO)

NULL NULL
13/08/2022

Sonte është nata përmbyllëse e festivalit “Mal Fest”, i cili po mbahet në Malishevë.

Ky është edicioni i parë i këtij festivali i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës, prandaj edhe është mbajtur në kuadër të shënimit të “Ditëve të Diasporës”.

Festivali “Mal Fest” ka filluar dje në orën 19:00 në parkun e qytetit në Malishevë dhe do të përfundojë sonte, njofton Klankosova.tv.

E në lidhje me përfundimin e këtij festivali, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë që u bënë pjesë e tij.

“Nata përmbyllëse e festivalit MAL FEST në Malishevë! Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Kastrati.

Ndryshe, festivali është organizuar nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me organizatën “Values for Better Future”.