Sonte ‘’Nata e Zjarreve’’ në Prekaz NULL NULL 07.03.2023 08:36 07.03.2023 08:36 Me manifestimin Nata e Zjarreve sonte do të përmbyllet përvjetori i 25-të i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderë të sakrificës dhe heroizmit të Familjes Jashari në Prekaz të Drenicës. Ky manifestim që zakonisht përcillet me vizitorë të shumtë tek Kompleksi Memorial ”Adem Jashari”, përfshirë këtu edhe personalitete të larta shtetërore, do të fillojë me aktivitete nga ora 12:00 dhe mbaron më 18:15, përcjellë Klan Kosova. Kujtojmë se “Nata e Zjarreve” për vitin e dytë me radhë do të manifestohet edhe në Prishtinë nga ora 18:00. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.