17:27, 14 Gusht 2019

Sonte me fillim prej orës 21:00 do të luhet finalja e tretë angleze në garat evropiane.

Kësaj radhe Liverpool dhe Chelsea, do të ndeshen për Supërkupën e Evropës.

Kjo përballje e fituesve të Champions League përkatësisht Europa League, do të zhvillohet në Stamboll në stadiumin “BJK Vodafone Park”.

Poashtu edhe finalet e dyja garave ishin angleze për koincidentë.

Liverpool në finale të Champions mposhti Tottenhamin me rezultat 2 me 0.

Ndërkaq, Chelsea e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 4 me 1.

Të kuqtë dhe blutë do të kërkojnë të shtojnë trofetë në vitrinat e tyre.

Konkurs Pune

Lexo më shumë