Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte festë në Prishtinë për fitoren e artë të Distria Krasniqit

NULL NULL
24.07.2021 17:34

Sonte në Prishtinë do të festohet për Medaljen e Artë të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike.

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës në komunën e Prishtinës ka organizuar një festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet nga ora 20:00.

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot Distria Krasniqi ka fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” duke u bërë kështu e dyta pas Majlinda Kelmendit që Kosovës i sjellë Medalje të Artë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.