Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte dihen gjysmëfinalistët e Europa League

NULL NULL
20.04.2023 09:07
Europa League

Sonte do të dihen gjysmëfinalistët e Europa League.

Tetë ekipe do ta kërkojnë një biletë për në këtë fazë.

Situata është ende e paqartë andaj do të duhet edhe ndeshjet e dyta për t’i përcaktuar katër skuadrat që vazhdojnë tutje.

Manchester United në ndeshjen e parë ka luajtur 2:2 me Sevillan.

Në këtë ndeshje ekipi spanjoll do ta ketë përparësinë e terrenit vendas.

Juventus ka udhëtuar drejt Portugalisë me epërsi minimale kundër Sportingut dhe në stadiumin “Jose Alvalde” do të kërkojnë kalimin tutje.

Një vend në katërshen përfundimtare do ta kërkojnë edhe Royale Union dhe Bayer Leverkusen.

Ndeshja e parë mes tyre përfundoi 1:1.

Ndeshjet e dyta çerekfinale nisin nga ora 21:00/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.