Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte derbi i basketbollit Ylli – Trepça

NULL NULL
09.03.2025 07:56

E diela do të jetë fantastike për adhuruesit e basketbollit.

Në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet deri i madh.

Vendi i përballjes mes Yllit dhe kampiones Trepçes, do të jetë Suhareka gjegjësisht palestra “13 qershori”.

Kjo lojë do të transmetohet drejtpërdrejt, ku tjetër veçse në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

Ylli-Trepça, vjen veç për meraklinjtë e basketbollit në kanalin e 4-të të sportit.

Derisa edhe një ndeshje tjetër zhvillohet po në mbrëmje, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku do të ballafaqohen Vëllaznimi dhe Bashkimi./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme