Sonte akti i katërt i përballjes Ylli – Peja NULL NULL nga Andi Shabani 22.04.2023 11:37 nga Andi Shabani 22.04.2023 11:37 Sonte do të zhvillohet ndeshja e katërt gjysmëfinale në “Play-off”-in e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll. Golden Eagle Ylli, në Suharekë, e pret Pejën. Suharekasit kanë shënuar fitore në përballjen e tretë, duke u rikthyer në lojë për kalimin në finale. Aktualisht rezultati pas tre ndeshjeve është 2-1 në favor të pejanëve, njofton KlanKosova.tv. Nëse Peja shënon fitore, kalon direkt në finale kurse në rast të fitores së Yllit atëherë finalisti do të vendoset në ndeshjen e pestë. Golden Eagle Ylli – Peja, fillon në ora 20:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.