Sondazhi i PIPOS: LVV 44.2 përqind, PDK 20.40 përqind, LDK 17.35 përqind NULL NULL 22.01.2021 21:27 22.01.2021 21:27 Instituti PIPOS ka përgatitur sondazhin e radhës sa i përket renditjes së partive para zgjedhjeve të 14 shkurtit. Këto të dhëna nga hulumtimi ku kanë marrë pjesë një mijë e 50 respondentë janë prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës. Sipas të gjeturave Lëvizja Vetëvendosje aktualisht prinë me 44.2 përqind, e dyta është PDK me 20.40 përqind dhe LDK e treta me 17.35 përqind. Këto të dhëna kanë dalë pasë pyetjes: “Ju lutem na thoni se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet parlamentare?”. Është AAK që ka 7.15 përqind, kurse Nisma ka mbetur nën prag.