Sondazhi: 90% e palestinezëve thonë se bashkëjetesa me Izraelin është ‘e pamundur’ NULL NULL 21.11.2023 14:38 21.11.2023 14:38 Një sondazh nga Bota Arabe për Kërkim dhe Zhvillim me bazë në Ramallah ka zbuluar se 98 për qind e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës nuk do ta “falin as harrojnë” sulmin e Izraelit në enklavën e rrethuar bregdetare. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 65 për qind e perceptuan luftën si shënjestër e të gjithë palestinezëve, ndërsa vetëm 18 për qind e cilësojnë atë si një luftë midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. 75 për qind mbështetën deri diku sulmet e 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit. Vetëm 22 për qind prisnin një kthim të Autoritetit Palestinez (PA) në Gaza pas luftës. 68 për qind thanë se mbështetja e tyre për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit ka rënë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj në mbështetje të kërkesave të Policisë: Turp për këtë qeveri injorantësh 35 minuta më parë
Kosova Kurti në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit: Duam gjyqtarë e prokurorë efikasë 2 orë më parë