Sondazh: Me 48% të votave, Joe Biden fiton debatin e parë presidencial në Amerikë NULL NULL 30.09.2020 09:09 30.09.2020 09:09 Sot u zhvillua debati i parë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes Donald Trump dhe Joe Biden ku sipas sondazheve të zhvilluara nga CBS News, fitues i debatit u shpall Biden. 48% thonë se Biden fitoi, ndërsa 41% mendojnë se Trump ishte fituesi dhe dhjetë përqind e quajtën debat të barabartë sipas sondazhit të CBS-së, transmeton Klan Kosova. Menjëherë pas debatit CBS News intervistoi votuesit e mundshëm në të gjithë vendin që panë debatin në mënyrë që të merrnin reagimin e tyre. Më shumë se tetë në 10 votuesit e sondazhit mendojn se toni i debateve ishte negativ, duke përfshirë shumicën e mbështetësve të secilit kandidat. Sondazhi i parë presidencial bëri 69% të votuesve të mërzitur me kandidatët dhe 19% e tyre u ndjenë pesimistë. Për 31% e pjesëmarrësve debati ishte argëtues, ndërsa për 17% e pjesëmarrësve u informuan nga sondazhi. Kujtojmë se debati i parë presidencial mes tyre u zhvillua në qytetin Cleveland, Ohio, derisa mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.