14:50, 22 Shtator 2019

Menaxheri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se nuk e ka ndërmend që ta shesë yllin francez, Paul Pogba, tek skuadra Real Madrid.

Është raportuar se trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është tejet e interesuar që ta përvetësojë futbollistin në fjalë gjatë afatit të janarit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo Solskjaer e ka hedhur poshtë këtë mundësi duke thënë se Pogba është i lumtur aty ku është.

“Ne e kemi përcjellë atë gjatë kohës sa ishte i lënduar. Ai ka punuar si i çmendur për t’u kthyer sepse dëshiron që të luajë për ne”.

“Paul nuk shkon askund – ai është i lumtur kur luan këtu”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë