12:43, 22 Maj 2020

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka zbuluar se Jose Mourinho ishte ankuar për një ndryshim që kishte bërë te Manchester United kur kishte kthyer si trajner i Tottenham Hotspur.

Mourinho, që ishte sharkuar nga Djajtë e Kuq në dhjetor të vitit 2018 i ishte ankuar norvegjezit për për gjendjen e zhveshtores së klubit mysafir në “Old Trafford”, të cilën duket se ai mendonte ta ketë ndryshuar për të mirë sa ishte në krye të United-it.

“Kishim një bisedë para ndeshjes. Nuk e kisha takuar më parë, vetëm shkurt sa ishte te Chelsea dhe kur kishin luajtur me Cardiff-in. Kishim një bisedë të mirë. Ai po më ankohej për zhveshtoren mysafire, atë të cilën e kishte ndryshuar”, ka thënë Solskjaer për United We Stand.

“Ishte një atmosferë e mirë mes nesh – ishte mirë që u kthye”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë