Sokoli: Zvezda erdhi me qëllime politike NULL NULL 05.05.2015 19:09 05.05.2015 19:09 Bylbyl Sokoli: Qëllimi i Zvezdës ka qenë porosi politike. Në raste si këto, çdo gjë ka qëllime politike. Bylbyl Sokoli e ka vlerësuar si porosi politike ardhjen e ekipit serb, Crvena Zvezdas, për të zhvilluar ndeshje miqësore këtu në Kosovë, kundër ekipit të Graçanicës. Profesori i Fakulteti të Edukimit Fizik, i ftuar në Info Magazinën e Klan Kosovës, tha se ekipe si Graçanica, janë me prapavijë politike dhe jo klube të koncentruara në futboll. Kjo pasi që Graçanica as nuk ka tentuar të licencohet në Federatën e Futbollit të Kosovës. “Qëllimi i Zvezdës ka qenë porosi politike. Në këtë rast çdo gjë ka qëllime politike. Nuk mund të zhvillohen gara pa u licencuar. Unë jam i sigurt që këto klube me nivel të ulët zhvillimi, kanë qëllime politike. Janë 24 klube të Kosovës që garojnë në sistemin e Serbisë, e ky është problem i madh”-tha Sokoli. Trajneri i futbollit duke gjykuar veprimin e klubit serb, tha se për udhëtimin e tyre është dashur të njoftohej Federata e Futbollit të Kosovës, por edhe pse nuk ka ndodhur kështu, ai mendon se ardhja e futbollistëve nga Beogradi s’është e nevojës të diskutohet shumë. “Po mendoj që është dashtë dashur të jetë zyrtare dhe për organizmin e kësaj ndeshje të merreshin institucionet kompetente. Ata kanë obligim që brenda territorit tonë, të paraqiten në organet kompetente e këtu patjetër që duhet të jetë e involvuar edhe Federate e Futbollit. Por, s’mendoj se duhet të merremi shumë me ta”, vlerëson Sokoli. Jo kosovarët, por me aktin e ekipit serb dhe ardhjes së tyre këtu, ai tha se duhet të merret dikush tjetër. “Është dashur të reagojë UEFA, është dashtë që vendimi i UEFA-së të jetë i njëjtë si për shtetet tjera, sepse Kosova është e pranuar si shtet edhe pse nuk është e pranuar në UEFA. Është dashur që të pyetej Federata e Futbollit Kosovar”, tha Sokoli. Kurse i ftuari tjetër i gazetarit Kushtrim Sadiku, redaktori i sportit në Klan Kosovë, Valon Krasniqi, ka thënë se është i çuditshëm anashkalimi i tërësishëm që u është bërë organeve kosovare të futbollit. “Është problem procedura se si janë anashkaluar institucionet e Kosovës”, ka thënë Krasniqi. Ai nuk i ka vënë fajin për këtë lëshim federatës së Futbollit të Kosovës, por institucioneve tjera shtetërore. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Eroll Salihu, sot gjatë ditës i tha Klan Kosovës se ndeshja e djeshme miqësore në mes Crvena Zvezdës nga Beogradi dhe Graçanicës është zhvilluar pa dijeninë e Federatës. Sonte në edicionin e lajmeve sportive Minuta e Fundit, në Klan Kosova, në orën 20:45, mund të ndiqni intervistën ekskluzive të Eroll Salihut dhënë gazetarit të Klan Kosovës, Emanuell Syla. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 25 minuta më parë