Sogojeva: “Sunny Hill” dhe “Manifesta” mund t’i kenë kaluar dhjetëra miliona euro fitime (VIDEO) NULL NULL 08.08.2022 23:52 08.08.2022 23:52 Kryetari i Odës së Turizmit dhe Hotelerisë, Hysen Sogojeva, ka thënë që festivalet “Sunny Hill” dhe “Manifesta” mund t’i kenë kaluar dhjetëra milionë euro fitime. “Vetë Sunny Hill dhe Manifesta mund të kalojnë milionëshe, mund të kalojnë shifra dhjetëra milionëshe shifra por një gjë që duhet me cekë është që ka fillu një trend që nuk është i mirë për neve sepse diaspora që po vijnë, gjysmën e pushimit të vet po e kalojnë në Bregdetin e Shqipërisë ose në Mal të Zi, prandaj edhe remitencat janë më të vogla nëse e krahasojmë me vitet e mëparshme”, ka thënë Sogojeva në Info Magazine të Klan Kosovës. Sipas tij, shteti duhet ta bëjë Kosovën një atraksion më të madh turistik që diaspora të qëndrojë dhe shpenzojë këtu gjatë verës. “Prandaj, shteti, gjegjësisht qeveria, duhet me punu në këtë drejtim që me e ba ma atraktiv turizmin me qëndru në Kosovë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.