Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira (FOTO)

NULL NULL
11/08/2022

Këtë të enjte në Skenderaj është mbajtur organizimi “Sofra e Drenicës”, ku mijëra bashkatdhetarë janë grumbulluar në një vend.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar pamje nga ky organizim, duke thënë se janë bashkuar si në kohërat e vështira, sot dhe gjithmonë bashkë me vëllezërit dhe motrat nga mërgata, njofton Klankosova.tv.

“Të bashkuar kështu si në kohërat e vështira, edhe sot dhe gjithmonë, me vëllezërit dhe motrat bashkatdhetarë, në Sofrën e Drenicës, aktivitet që i kushtohet mërgatës, duke e ruajtur dhe pasuar këtë trashëgimi dhe kulturë, me anë të se cilës identifikohemi si shqiptarë që jemi”, ka shkruar Nura në Facebook.

Në këtë organizim nuk munguan fotografitë e komandantit legjendar, Adem Jashari, ushqimet tradicionale dhe muzika folklorike.

Më poshtë gjeni pamje nga ky organizim: