Sofia Richie shkëlqeu me vellon e Chanel në dasmën e saj - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sofia Richie shkëlqeu me vellon e Chanel në dasmën e saj

NULL NULL
24.04.2023 09:59
Sofia Richie

Modelja amerikane, Sofia Richie, është martuar me biznesmenin Elliot Grainger në Francë.

Richie u dërgua në altar nga babai i saj, këngëtari Lionel Richie. Ajo që mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare më së shumti ishte dukja e modeles.

Ajo e pati të veshur një vello të punuar nga Chanel, që e bënte 24-vjeçaren të dukej e mrekullueshme.

Para se të dilte në altar, Sofia në një intervistë për Vogue u shpreh se është e bindur Elliot do ta pëlqejë shumë fustanin e saj.

“Unë sinqerisht mendoj se Elliot do ta pëlqejë atë. Ai është adhuruesi im më i madh kur bëhet fjalë për çdo gjë që vesh. Nëse ai nuk qan, do të jem shumë i trishtuar”, ka thënë Richie, shkruan HollywoodLife, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO