Snowden merr çmimin për lirinë e shprehjes - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Snowden merr çmimin për lirinë e shprehjes

NULL NULL
02/06/2015
Edward Snowden ka fituar çmimin norvegjez për lirinë e shprehjes , si dhe ftesën për të marrë personalisht çmimin .

Akademia e Letërsisë dhe lirisë së shprehjes e Norvegjisë tha se Snowden mori çmimin Bjornson për punën në mbrojtjen e jetës private dhe kritik i zbulimit të mbikëqyrjes amerikanë ndaj qytetarëve, transmeton AFP.

Snowden ka publikuar programin e fshehtë të përgjimit të Agjencisë Kombëtare të SHBA-ve.

Akademia ka kërkuar garancinë nga qeveria norvegjeze që Snowden nuk do të pengohet nga SHBA nëse vjen në Norvegji më 5 shtator që ta marrë çmimin prej 100 mijë krunave(11 e 500 euro).