Snoop Dog tash i respekton femrat NULL NULL 25/05/2015 25/05/2015 Reperi i famshëm Snoop Dog, ka thënë për Sky News, se ditët kur ai nënçmonte femrat, tani kanë përfunduar. Snoop-i tash i sheh gratë si të bukura. Snoop Dog i cili shpesh herë është akuzuar për promovimin e mizorisë gjinore, në një intervistë me Oprah Winfrey, ka thënë se ai i ka ndryshuar qëndrimet ndaj grave, transmeton Klan Kosova. Por, reperi amerikan nuk është penduar që dikur ka shkruar tekste seksiste për këngët e tij. “Definitivisht qëndrimi im kundrejt grave ka ndryshuar”, ka thënë ai. “Por për ato që i thosha dikur nuk jam penduar, sepse isha ai që isha, dhe ashtu isha mësuar”. Ai ka ndryshuar qysh kur e ka kuptuar se misioni i tij në jetë është “ta ndryshojë vetveten”.
Kosova Pejë: Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi 25 minuta më parë