Lajmet e fundit

Ish-lojtari i kombëtares holandeze, Wesley Sneijder (42-vjeçar), e ka nxjerrë në shitje Topin e tij të Argjendtë, çmimin për lojtarin e dytë më të mirë në Kupën e Botës 2010.
Holanda arriti në finale, ku humbi ndaj Spanjës. Sneijder fitoi Topin e Argjendtë si lojtari dhe golashënuesi më i mirë i Holandës në turne.
Sneijder po e shet trofeun e tij në një faqe interneti të quajtur "Match Worn Shirt", si pjesë e një "koleksioni legjendash". Trofeu i tij ka arritur në shifrën e 2,750 euro në ankand në kohën e shkrimit të këtij artikulli.
Së bashku me trofeun, Sneijder ofron medaljen e tij të bronztë nga Kupa e Botës 2014. Holanda e tij më pas fitoi vendin e tretë, duke fituar ndeshjen vendimtare kundër Brazilit me 3:0, shkruan Index.hr, transmeton klankosova.tv.
"Këto janë sende që janë shumë të shtrenjta për mua. Mendoj se është shumë mirë që mund t'i ndaj këto momente me tifozët e futbollit, koleksionistët që e vlerësojnë vërtet historinë që fshihet pas këtyre sendeve", tha Sneijder.
Mesfushori holandez ishte një nga lojtarët më të mirë në botë në kulmin e karrierës së tij. Ai luajti një rol të rëndësishëm në garën e Interit drejt titullit evropian në vitin 2010. Përpara kësaj, ai ishte kampion i Spanjës me Realin dhe kampion i Holandës me Ajaxin.