Snapchat shpëtoi një adoleshente nga rrëmbyesit e saj NULL NULL 22.01.2020 12:00 22.01.2020 12:00 Një adoleshente nga Kalifornia që ishte rrëmbyer nga tre burra u shpëtua pasi përdori Snapchat për të ndihmuar shoqet në gjetjen e saj. 14-vjeçarja u gjet të martën e shkuar pasi përdori Snapchat dhe njoftoi shoqet se ishte rrëmbyer dhe s’dinte ku ishte. Shoqet e saj përdorën aplikacionin për të gjetur vendndodhjen e të rrëmbyerës dhe më pas telefonuan policinë për t’i dërguar në një motel në San Jose. Oficerët e gjetën vajzën brenda një dhome moteli dhe arrestuan një burrë, 55-vjeçarin Albert Thomas Vasquez që u pa të dilte nga dhoma. Policia tha se Vasqquez e njohu adoleshenten në qytetin e Capitola ditën e rrëmbimit. Ai e drogoi deri sa ajo humbi vetëdijen. Më pas, Vasquez telefonoi dy burra të tjerë, 34 dhe 31 vjeç për t’i ndihmuar në rrëmbim. Tre burrat e futën adoleshenten në një makinë ku Vasquez abuzoi seksualisht me të. Më pas e çuan në motel ku e dhunuan fizikisht. Një zëdhënës i Snapchat tha për BuzzFeed News se harta e aplikacionit është përdorur dhe më parë në situata të ngjashme, shkruan anabel. Vendndodhja e një përdoruesi mund të ndahet me shokë të përcaktuar dhe përditësohet vetëm kur aplikacioni përdoret. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.