Smalling të mbetet në Serie A

Smalling të mbetet në Serie A

4 muaj më parë

Manchester United janë afër që të arrijnë marrëveshje me Romën për t’ia zgjatur qëndrimin Chris Smalling-ut në kryeqytetin italian, pohon Daily Star.

Përfaqësuesi i Anglisë u shpërngul në Itali për një sezon të plotë te romakët në verën e vitit të kaluar, mirëpo situata aktuale me shtyrjen e sezonit si pasojë e pandemisë ka bërë që ai ta zgjasë qëndrimin tek ta.

Marrëveshja origjinale parashihej të skadonte më 30 qershor, sidoqoftë Djajtë e Kuq do t’ia mundësojnë Romës që ai ta përfundojë sezonin me verdh e kuqtë.