Smakajt i refuzohet edhe dorëzania e dytë, tash prej 10 mijë euro (VIDEO) NULL NULL 17.04.2025 20:20 17.04.2025 20:20 Me të dalë para Marjorie Masselot, gjyqtare e procedurës paraprake, Bashkim Smakaj ofroi 5000 euro dorëzani që të lihej i lirë me kusht, ndërkohë që zhvillohet procesi kundër tij, Fazliut, Kilajt, Kuçit e Thaçit. Meqë kjo iu refuzua, Smakaj e dyfishoi çmimin, sipas një parashtrese të deklasifikuar 3 muaj më vonë, raporton Klan Kosova. Gjyqtarja e ka refuzuar edhe këtë kërkesë. Masselot nuk pranon t’ia mundësojë mbrojtjen në liri Smakajt, siç është rasti i Hajredin Kuçit, me asnjë kusht, as dorëzim pasaporte e as paraqitje e përçdoditshme në polici. Arsye merr edhe shërbimin e tij në krye të inteligjencës, në polici e presidencë si dhe lidhjet me persona nga këto struktura. Assesi nuk konsideron rrethanë lehtësuese faktin që Smakaj nuk i iku drejtësisë, as pasi u bastis 13 muaj para arrestimit, por si shembull merr rrethana hipotetike. Të bashkë-akuzuarit tjetër në këtë rast, Isni Kilaj, i ishte pranuar dorëzania prej 30 mijë eurosh. Pas gati 7 muajsh lirim me kusht, e ri-arrestim, Kilajt iu kthyen edhe mjetet financiare. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin (VIDEO) 07/06/2025