Smajli: Me shefin e ri të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jemi miq që nga viti 1995 NULL NULL 22.05.2020 00:31 22.05.2020 00:31 Drejtori i sapoemëruar i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, kongresisti republikan John Ratcliffe, është mik i afërt i shqiptarit Ismet Smajli që jeton dhe vepron në Dallas të Amerikës. Smajli në Edicionin Special të Klan Kosovës ka treguar se Ratcliff-in e njeh për një kohë shumë të gjatë. Ai po ashtu është një nga personat e parë që i ka uruar detyrën e re drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, “Miqësia jonë me ish-kongresmenin ka filluar që nga viti 1995 kur ne kemi ardh me bizneset tona në Dallas”. “Kur e njoha në atë kohë ishte një avokat, dhe më vonë u bë një kongresmen. Ne njihemi që 26 vite miqësia jonë është edhe në mes të dy familjeve tona”. “Vazhdimisht ai vjen ne lokalet tona në restorante sidomos të shtuneve dhe kështu vazhdonte shoqëria jonë”. “Me Johnin kam shkuar vazhdimisht në takime të shumëta në ato takime lokale, shtetërore dhe federale. Po ashtu me të kam marrë pjesë edhe në fondacione të ndryshme”. “Kjo miqësi ka qenë e sinqertë, John është shume i qetë,i respekton të gjithë jam me fat që e kam mik”, “Ai si duket vizitën e tij në lokalin tim e ka bërë me qëllim, unë vetëm se isha duke shikuar televizionin John veqse hyri. Unë i urova detyrën e re dhe i thash edhe pse është koronavirusi tani unë nuk mundem të rri pa të përqafuar”. “Jam i lumtur shumë që ai është zgjedhur për këtë punë, ai ka aftësi të jashtëzakonshme”. “Ai në përgjithësi i njeh shqiptarët e njeh situatën tonë”. “Unë them thjeshtë ai e njeh sitaatën e Ksoovë shumë bukur kjo është falë viteve që kemi biseduar”. “Ne mund të them se jemi me një fat të madh që një njeri i tillë është aty”, ka thënë Smajli. Smajli: Me shefin e ri të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jemi miq që nga viti 1995 Publiée par Klan Kosova sur Jeudi 21 mai 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 41 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë