Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’luaj për para

NULL NULL
02.04.2015 07:32
Sterling: Nuk dua të shihem si një rrëmbyes i parave. Unë vërtet jam mirënjohës.

Raheem Sterling ka deklaruar se është djalosh mirënjohës dhe se nuk është një lojtar që luan vetëm për para.

Sulmuesi i talentuar thekson se futbollin e ka pasion dhe kërkon që në këtë sezon të fitojë Kupën Fa me Liverpoolin.

“Unë nuk dua të shihem si një rrëmbyes i parave. Unë vërtet jam mirënjohës. Dua të dukem sikur një fëmijë që dëshiron të luajë futboll”.

“Dua vetëm të përqëndrohem në futboll tani dhe dua të fitojë diçka në fund të sezonit. Kemi një rast të mirë në Kupën FA”, deklaroi 20-vjeçari.

Anësori i ‘reds’ është kritikuar për mos-rinovimin e kontratës me skuadrën nga Anfield Road.

Madje, ai kishte refuzuar një kontratë të re me Liverpoolin me vlerë 100 mijë funte në javë.

Talenti ka kontratë deri në vitin 2017 me Liverpoolin dhe për të është duke u shfaqur interesim nga  Real Madridi dhe Arsenali.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.