Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sllovenia si Portugalia kampione (2016), kaloi grupin pa asnjë fitore

NULL NULL
01.07.2024 12:09

Sllovenia po shpreson në një triumf ndaj Portugalisë në EURO 2024 që ta sigurojë çerekfinalen e parë të sajën në histori të kësaj gare.

Tek e fundit përballë e kanë një kombëtare që tetë vjet më parë e kishte fituar këtë kampionat pa asnjë fitore në fazën e grupeve.

Kështu u kualifikuan edhe sllovenët këtë edicion, duke barazuar tri herë: 1:1 me Danimarkën, 1:1 me Serbinë dhe 0:0 me Anglinë.

Sidoqoftë, këto janë më shumë statistika që çojnë ujë në besëtytni, pasi që pritshmëritë janë fare të vogla që Sllovenia të mund të përsërisë diçka si Portugalia e asaj kohe marrë parasysh cilësinë e lojtarëve që kishin portugezët atëherë dhe atë që e kanë sllovenët tash.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.