Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sllovenia me fokus te fitorja në ballafaqimin me Serbinë

NULL NULL
20.06.2024 09:57
Sllovenia
Sllovenia

Sllovenia shënoi rezultat të barabartë ndaj Danimarkës në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Kampionatit Evropian.

E sot, ajo synon fitoren ndaj Serbisë, shkruan Klankosova.tv.

Serbia ka shënuar humbje ndaj Anglisë, ndërsa Sllovenia thotë se po punohet me vetëm 11 lojtarë se si të ruhet tempo për 90 minuta, ndaj një kundërshtareje si Serbia.

“E dimë që 11 lojtarë nuk do të jenë të mjaftueshëm nesër për shkak të tempos së lartë, agresivitetit. Po punojmë se si të mbajmë tempon e lartë për 90 minuta, ndaj një kundërshtareje si Serbia. Besoj që ky ekip do të rritet vazhdimisht në këto rrethana. Duam rezultat pozitiv dhe të dëshmojmë që meritojmë të jemi këtu, që jemi kualifikuar për në Gjermani me meritë”, ka thënë selektori slloven, Matjazh Kek.

Ndeshjen e fundit në grupin C, Sllovenia e ka më 25 qershor ndaj Anglisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.