Sllovenia dhe Danimarka zemërgjerë, i ndajnë pikët NULL NULL 16.06.2024 19:52 16.06.2024 19:52 Ka përfunduar ndeshja mes Sllovenisë dhe Danimarkës me rezultat 1:1 në kuadër të Kampionatit Evropian. Në “Stuttgart Arena”, u zhvillua një lojë spektakulare mes të dyja skuadrave, njofton Klankosova.tv. Nga ky rezultat, skuadrat ndajnë pikët e tyre. Nga Danimarka shënoi gol Christian Eriksen, i cili u bë ‘i gjallë’ pas gati katër viteve. E për Slloveninë golin e barazimit e shënoi Erik Janza në minutën e 77′. Ndërkaq gjatë ndeshjes nuk mungoi as kartoni i verdhë për të dyja ekipet. Nga ana e Danimarkës u dënua Hjulmand, ndërsa nga ana e Sllovenisë Stojanoviqi me Celarin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.