Slloveni: Iu dogj shtëpia, vdes kosovari - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Slloveni: Iu dogj shtëpia, vdes kosovari

NULL NULL
13.03.2023 17:39

Një kosovar e ka humbur jetën në Maribor të Sllovenisë.

Ngjarja tragjike ndodhi pasi atij iu dogj shtëpia.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Slloveni.

Në njoftim thuhet se e lënduar nga ky rast ka mbetur gruaja e të ndjerit.

“Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit i janë shprehur ngushëllime, ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës”, thuhet në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.