Sky News: Përleshja ndodhi vetëm mes tifozëve shqiptarë e serbë, nuk pati të përfshirë anglezë NULL NULL 16.06.2024 19:00 16.06.2024 19:00 Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përleshje të dhunshme në një bar në Gelsenkirchen të Gjermanisë. Megjithatë, më vonë u bë e ditur nga drejtori sportiv i Klan Kosovës, Arlind Sadiku se në përleshje pati të përfshirë edhe shqiptarë. Por, siç raporton Sky News, policia gjermane ka bërë të ditur se përleshja ndodhi mes tifozëve shqiptarë dhe serbë, dhe nuk pati të përfshirë tifozë anglezë. “Ne folëm me oficerin më të lartë të policisë gjermane dhe ai na tha se asnjë fans i Anglisë nuk ishte i përfshirë. Tifozët anglezë nuk shkaktuan asnjë telashe. Ky ishte incident mes serbëve dhe shqiptarëve. Arsyeja e këtij incidenti është se ditën e djeshme, Shqipëria luajti kundër Italisë dhe të gjithë shqiptarët janë në Dortmund, që është 20 milje larg nga këtu. Ka probleme serioze mes tifozëve serbë dhe shqiptarë historikisht”, deklaroi reporteri i Sky News, i cili foli direkt nga vendi i ngjarjes. Tutje, ai shtoi se nuk dihet nëse kishte tifozë anglezë që mbetën të lënduar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.