Skulpturat në majë të lapsave NULL NULL 02.06.2015 18:03 02.06.2015 18:03 SANYO DIGITAL CAMERA Tom Lynall nga qyteti Birmingham i Britanisë së Madhe është një artist i gdhendjes së skulpturave. Artisti Lynall ka vendosur që skulpturat ti ndërtojë në një formë të veçantë, ai i gdhend ato në lapsa. “Në nëntorin e kaluar, unë kam qenë i ulur në punëtorinë time dhe e mora një laps, të cilin fillova ta gdhend duke krijuar një zemër të vogël në majë.” shprehet Lynall. “Nuk e dija se kjo do të ishte vetëm fillimi i një rrugëtimi tim të krijimit të një hobi të ri shumë tërheqës” vazhdon ai. Mjeti kryesor që përdor skulptori i veçantë është një bisturi si dhe disa mjete të tjera dytësore të cilat i përdor për finalizimin e detajeve. “Unë e dua artin, por unë kurrë nuk kam ditur të vizatoj bukur andaj ky hobi më ndihmon që të nxjerrë gjëra të bukura pavarësisht kufizimeve të aftësive të mia në të vizatuar” shprehet artisti nga Birmingham, transmeton Klan Kosova. Këshilla që jep ai për të gjithë ata që duan ta provojnë këtë lloj arti është që nuk duhet të nervozohen kur lapsat thehen, por duhet të kenë durim sepse kurdo që përfundojnë këto vepra artistike të japin një ndjenjë të jashtëzakonshme. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.