Skulptori akuzon kritikuesit për mungesë të shijes artistike (VIDEO) NULL NULL nga Rina Mujku 2 muaj më parë nga Rina Mujku 2 muaj më parë Para se të arrinte në Krujë për ta ngritur flamurin, Gjergj Kastrioti kaloi nëpër disa qytete, ndër to edhe Prizrenin. Skënderbeu u kthye sërish në qytetin historik, por nga ky 28 nëntor – në formë të shtatores. Por lapidari që paraqet heroin kombëtar të gdhendur në bronz, u kritikua tejet shumë nga qytetarë gjithandej vendit, duke e akuzuar skulptorin që e punoi se e ka fyer figurën e Gjergj Kastriotit. Sinan Alija ka reaguar ndaj këtyre kritikave, duke thënë për Klan Kosovën se njerëz të ndryshëm ndërhynë me programe kompjuterike dhe e shëmtuan shtatoren duke e përqeshur pastaj në rrjete sociale. Sipas tij, qytetarët që e kanë kritikuar nuk kanë njohuri fare mbi artin. Kritikat nuk i ka mirëpritur as kryetari i shoqatës Trojet e Arbërit të cilët e financuan shtatoren. Sipas Nue Oroshit, vetëm personat e lidhur me opozitën në politikë dhe ata që kanë lidhje të forta me erdoganizmin nuk e kanë duruar një shtatore të Skënderbeut në Prizren. Shtatorja që u vendos në qendër të qytetit kushtoi plot 70 mijë euro. klankosova.tv