Skraparoti: Mezi presim që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s NULL NULL 09.08.2018 16:19 09.08.2018 16:19 Komandanti i Komandës së forcave amerikane në Evropë, Kurtis Skraparoti gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Maqedoni. Skraparoti tha se NATO njeh progresin e arritur në reformat ushtarake, dhe inkurajoi vendin të zgjidhë sfidat e mbetura deri në anëtarësim, i cili sipas tij, është i dobishëm për vendin, rajonin dhe gjithë Evropën. “Mezi presim që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s” tha në mes tjerash i pari i ushtrisë amerikane për Evropë. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, theksoi se qeveria është e përkushtuar ta anëtarësojë vendin në NATO, përderisa kërkoi votën e qytetarëve pro marrëveshjes me Greqinë në referendumin e 30 shtatorit. Realizimi i marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit është parakusht për anëtarësim në NATO. Respektivisht, anëtarësim në Aleancë do të jetë e mundur vetëm nëse do të realizohet referendum i suksesshëm dhe ndryshimet kushtetuese, ndërsa Athina ta ratifikojë marrëveshjen, shkruan Alsat M transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë 14 minuta më parë