18:00, 6 Shtator 2019

Rreth dy javë më parë, reperi i njohur shqiptar Skerdi njoftoi fansat se ai dhe bashkëshortja e tij Vesa shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, gazetarja e njohur kosovare Vesa Ago tregoi të vërtetën e marrëdhënies shumë të përfolur me Skerdin, emocionet e pritjes së ëmbël dhe planet për dasmën.

Ajo pranoi se sapo ka hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe deri tani çdo gjë ka shkuar shumë mirë, kjo falë edhe mbështetjes dhe kujdesit të partnerit të saj.

Edhe pse e vlerësoi reperin me fjalët më të mira si një baba të ardhshëm, Vesa tregoi se kur bëhet fjalë për organizim surprizash, Skerdi nuk është natyrë shumë romantike.

Në fakt, vetëm pak minuta më vonë, ai i vërtetoi plotësisht të kundërtën teksa u fut surprizë në studio me një buqetë të madhe me lule.

Tejet i emocionuar, reperi nga Berati puthi barkun e rrumbullakosur të së shoqes dhe më pas e puthi dhe e përqafoi edhe Vesën.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë