15:08, 10 Korrik 2020

Në fshatin Polac të Skenderajt policia sot ka intervistuar një të dyshuar  për shkak se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi bazën e informacionit fillestar kanë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një armë të shkurt ( revole) me gaz, një karikator, dy fishek dhe katër gëzhoja”.

“Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe i është iniciuar rasti ’’përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e policisë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë