12:53, 12 Qershor 2019

Skena e manifestimit qendror në Sheshin “Skënderbeu”, u rregullua në formën e shenjës së Aleancës Veriatlantike.

Kjo për të falënderuar organizatën më të fortë ushtarake të botës për intervenimin para dy dekadash kundër forcave ushtarake dhe policore serbe.

Ngjyrat dominuese të kësaj skene janë e kaltërta e bardha e verdha, që simbolizojnë ngjyrat e Aleancës më të fuqishme ushtarake dhe flamurit të Kosovës.

Në këtë ceremoni për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, po marrin pjesë shumë personalitete, e më të rëndësishmit janë ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit amerikan Madeline Albright.

Poashtu këtu po merr pjesë edhe kryeushtaraku që drejtoi NATO-n në çlirimin e Kosovës, Wesley Clark.

Konkurs Pune

Lexo më shumë