Kthehemi pa kushte, s’dirigjohemi nga Beogradi NULL NULL 28.04.2015 18:08 28.04.2015 18:08 (E plotësuar 18:20) Stojanoviq tha se çështja e Trepçës është mjaft komplekse dhe nuk mund të zgjidhet thjesht me një potez të caktuar. “Çështja e Trepçës është shumë komplekse. Nuk është çështje që mund të rregullohet lehtë. Çështja ekonomike mund të bëhet çështje e madhe politike. Tema e Trepçës nuk mund të zgjidhet me një potez të caktuar. Duhet të gjejmë zgjidhje të përhershme, të kemi plane, të punësojmë njerëz. Duhet të gjejmë një kompromis me një ligj të veçantë që do ta definojë statusin e Trepçës”. ================================================================================== (E plotësuar 18:08) Branimir Stojanoviq ka thënë se ai dhe politika që zhvillon Lista Serbe nuk ka lidhje me Beogradin dhe nuk dirigjohet nga Beogradi. “Ne nuk jemi të dirigjuar nga Beogradi. Interesat e serbëve të Kosovës i dirigjoj nga këtu”. ================================================================================== Zëvendëskryeminsitri i Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, në intervistën e tij ekskluzive me gazetarin Kushtrim Sadiku, për emisionin InfoMagazina në KlanKosova, ka thënë se pala serbe nuk ka vendosur kurrfarë kushtesh për koalicionin qeverisës, por ata janë kthyer sepse është në interes të serbëve të Kosovës. “Ka momente kur serbët vihen në pozita të palakmueshme. Lista Serbe nuk do asgjë të keqe për qytetarët. Ne nuk kemi vendosur kurrfarë kushtesh që të kthehemi. Është me rëndësi që të merremi vesh që prioritet të jenë njerëzit që jetojnë këtu. Ne kemi probleme serioze të cilat duhet t’i zgjidhim”, tha Stojanoviq. Stojanovic, cili është vetëm 29 vjeçar, në InfoMagazinë foli rreth kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës, por edhe për relacionet e serbëve me Beogradin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjilani nënshkruan dy memorandume me Islamic Relief Kosova për përkrahjen e fermerëve 5 minuta më parë
Kosova Hyseni ia prezanton ambasadorit të Turqisë "projektet zhvillimore për komunën" 14 minuta më parë