Skema 3D: Si ndodhi aksidenti i frikshëm te rreth-rrotullimi i Saukut (VIDEO) NULL NULL 10.03.2023 20:47 10.03.2023 20:47 Përmes një skeme 3D, Euronews Albania sqaroi se si ndodhi aksidenti te rreth-rrotullimi i Saukut. Ai tregoi se automjeti “Audi A8” udhëtonte nga pjesa e Unazës Lindore drejt rreth-rrotullimit të autostradës Tiranë-Elbasan. “Duhet theksuar fakti se unaza e madhe e kryeqytetit ka një shpejtësi të kufizuar deri në 80km\h, por në momentin që i ndjeri, tashmë, Klevis Ruçaj ka shkuar pranë rreth-rrotullimit, ka një sinjalistikë që të paralajmëron për të ulur shpejtësinë, fillimisht në 60 km\h e më pas kur i afrohesh në një distancë edhe më të afërt rreth-rrotullimit, shpejtësia duhet të jetë në 40 km\h,” – u shpreh Ferhati, i cili sqaroi se i riu jo vetëm nuk ka respektuar sinjalistikën, por ka pasur një shpejtësi prej 150 km/h në momentin që është futur në rreth-rrotullim.
Kosova OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë 2 months
Kosova Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë 2 months