Skeleti që po sfidon ekspertët NULL NULL 05.05.2015 16:11 05.05.2015 16:11 Në kulmin e një shtëpie në Seqishtë të Hanit të Elezit, është gjetur diçka e pazakontë. Alush Shkreta pronari i shtëpisë 40-vjeçare, ka gjetur një skelet që nuk është parë më herët. Ndonëse pronarët e shtëpisë ishin të befasuar me gjetjen, ata kanë hequr dorë nga pronësia e skeletit misterioz. Megjithatë, me insistimin e gazetarit të KlanKosovës Florent Zeqaj, banorët u angazhuan ta gjejnë skeletin e hedhur. Klan Kosova ka kërkuar mendimin profesional të Safet Nikçit, doktorit të shkencave të antropologjisë, i cili është në krye të Muzeut të Natyrës, mirëpo, ai nuk ka mundur që të japë një përfundim se për çfarë bëhet fjalë. E befasuar me formën që ka ky skelet, u shfaq edhe patologia e EULEX-it, Taira Formisto dhe drejtori i Mjekësisë Ligjore, Safet Gërxhaliu. Por, Gërxhaliu mendon se forma që ka ky skelet ngjan shumë me foshnjat e dinozaurëve te cilët kanë miliona vite që janë zhdukur. Të gjitha dyshimet për llojin e kësaj gjallese, pritet të hiqen pas kthimit të patologes së Eulex-it, Taira Formisto, e cila gjendet jashtë Kosovës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier pyetet nga BBC nëse Serbia është pas sulmit: Sulmuesit serbë nuk i siguruan armët vetë 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 21 orë më parë