Skandalet e Fifa-s s’kanë të ndalur, Zvicra ngrinë miliona franga nga shtëpia e futbollit NULL NULL 17.12.2015 15:12 17.12.2015 15:12 Miliona franga zvicrane që i përkasin llogarisë qeverisë botërore të futbollit, Fifa janë ngrirë, ministri i Drejtësisë ka thënë. Zyrtarët amerikanë besojnë se “paratë korruptive” kanë mund të transferohen nëpërmjet xhirollogarive të ngrira, thonë raportet e mediave. Në ndërkohë, presidenti i suspenduar i Fifas, Sepp Blatter, është paraqitur para komitetit të etikës së organizatës. Zoti Blatter, i cili do të largohet nga posti drejtues i Fifas me 26 shkurt kur pasuesi i tij do të zgjidhet, u shfaq në zyrat qendrore në Cyrih në një makinë me shofer dhe i shoqëruar nga avokatët e tij. Ai ka mbrojtur fuqishëm pafajësinë e tij rreth akuzave për korrupsion para komitetit të përbërë nga katër gjyqtarë. Ata pritet që do ta nxjerrin një vendim javën tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë