Lajmet e fundit

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Shqipëri u kanë ardhur në ndihmë tetë personave, përfshirë shtatë anëtarë të një familjeje, pasi skafi me të cilin po lundronin pësoi defekt në motor dhe rrezikonte të fundosej.
Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit për një mjet lundrues që kishte kërkuar ndihmë, rreth një milje larg bregut, në drejtim të Forsilukut, shkruan abcnewsal, transmeton Klankosova.tv.
Shërbimet policore ndërhynë menjëherë, duke tërhequr skafin dhe e nxjerrë në breg në zonën e Karpenit.
Të tetë personat rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pas verifikimeve u konstatua se skafi kishte dokumentacion të rregullt dhe drejtuesi dispononte leje drejtimi.