S'ka shpresa për vajzën e Whitney Houston - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’ka shpresa për vajzën e Whitney Houston

NULL NULL
16/06/2015

Vajza e këngëtares Whitney Houston, Bobbi Kristina Brown, e cila ka qëndruar pa ndjenja në spital për katër muaj, do të dërgohet në shtëpi ‘që të vdesë e qetë’.

Sipas raportimeve të Radar Online, 22 vjeçarja e cila ka qenë në spital prej kur është gjetur në vaskë pa ndjenja më 31 janar, do të shpërngulet në shtëpinë ku jetoi me nënën e saj, edhe pse babai i saj Bobby Brown është kundër këtij vendimi, transmeton Klan Kosova.

“Nëse ajo është gjallë, atëherë le të jetë në shtëpi dhe e rrethuar me fotografitë e mrekullueshme të nënës së saj. Është gjëja më e bukur që mund të bëjmë për të në një situatë kaq të keqe”, kanë thënë disa nga familjarët e saj.

Burimet afër familjes kanë thënë se babai i saj ka deklaruar se nuk do t’i shkëpusë asnjëherë aparaturën mjekësore që po e mban atë të gjallë.